Transmetuar më 11-04-2018, 12:59

Një fëmijë vetëm shtatë muajsh vdiq në Gjermani pasi u sulmua nga qeni i familjes. Sipas mediave lokale, tragjedia e fëmijës, i quajtur Jannis, ka ndodhur në qytetin Bad Koenig, në Hessen, në jug të vendit.

Qeni, në rrethana që ende duhet të sqarohen, ka kafshuar fëmijën. Ai që pa gjithçka menjëherë pas tragjedisë ishte i ati i fëmijës, i cili thirri menjëherë urgjencën për t’i ardhur në ndihmë të birit.

Fëmija u transferua në spital dhe fillimisht gjendja e tij dukej e qëndrueshme, por për fat të keq ai nuk ia doli dot dhe vdiq disa orë pas sulmit. Pas kësaj, prindërit e foshnjës, babai 23 vjeç dhe nëna 27 vjeçe janë në gjendje shoku.

Qeni që ishte përgjegjës për agresionin brutal ndërkohë u dërgua në një qendër kafshësh ku po mbahet i mbyllur, ndërsa sjellja e tij u cilësua si "shumë agresive". Policia ka nisur hetimet për incidentin.

Një tragjedi e ngjashme pak ditë më parë ka ndodhur edhe në Hanover. Në një apartament të Hanoverit u gjetën trupat e pajetë të një gruaje 52-vjeçare dhe një 27-vjeçari, nënë e bir.

Edhe atëherë do të ishte qeni i tyre, ai që do i shkaktonte vdekjen atyre. Për të gjetur kufomën e nënës dhe të birit ishte vajza e gruas së mbetur viktimë e cila kishte parë nga dritarja trupat e shtrirë në tokë në mes të pellgutt me gjak./b.l/noa.al/