Transmetuar më 11-04-2018, 11:46

Tiroidja është një gjendër endokrine themelore mjaft e rëndësishme për organizmin tonë, por që ndonjëherë mund të shkaktojë një sërë patologjish.

Gjëja kryesore që duhet ditur për të patur një funksionim të plotë të saj, është një stil jete i shëndetshëm, dhe ushqimi i duhur, pasi në të kundërt, funksionimi i tiroides vështirësohet së tepërmi.

Një funksionim anormal i tiroides, ka si pasojë direkte mungesë të hormoneve, gjë që shkakton në organizmin tonë patologji të rënda.

Por cilët mund të jenë sinjalet që tregojnë se tiroidja nuk funksionon siç duhet?

Një nga treguesit kryesor është fryrja e përhershme e saj. Kjo simptomë është vetëm e para që manifestohet, ose e para që duket me sy të lirë.

Femrat mund të kenë një armë më shumë për të arritur që të kuptojnë nëse tiroidja punon ose jo mirë: menstruacionet, shkruan noa.al. Nëse ato janë normale në kohë dhe sasi, atëherë rrini të qeta.

Në rast se fluksi menstrual është shumë i pakët ose shumë i bollshëm dyshohet për hipertiroidizëm ose hipotiroidizëm.

Por nëse keni dyshime, gjëja e parë që duhet të bëni është një vizitë te mjeku dhe një analizë hormonale. Nga aty, merrni përgjigjen që ju duhet. /a.y/noa.al