Transmetuar më 11-04-2018, 09:17

Një vajzë e re është sulmuar nga një grup djemsh, të cilët dyshohet se do e grabisnin.

Ngjarja e rëndë u shënua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Në sajë të rezistencës së bërë, vajza ka mundur të shpëtojë, por agresorët e kanë plagosur me thikë në krahë.

Direkt pasi iu shpëtoi agresorëve, ajo vrapoi drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për shkak se ngjarja ndodhi fare pranë saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, vajza rreth 18 vjeçe, është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al