Transmetuar më 10-04-2018, 21:53

Që pilulat kontraceptive sjellin efekte anësore kjo ishte pranuar me kohë, por pasojat mund të jenë edhe më të rënda nga sa e mendonim.

Sipas një studimi të fundit, kontraceptivët shtojnë rrezikun për kancerin e gjirit.

Hulumtimi është realizuar nga një grup profesorësh të Universitetit të Harvardit që kryen studime të thelluara.

Ata morën në studim një grup femrash të prekura nga kjo sëmundje. Sipas hulumtimit, shumica prej tyre kishin përdorur shpesh kontraceptivët.

Por edhe pse rreziku shtohet, mjekët thonë se gratë nuk i braktisin kontraceptivët për të shmangur ndonjë shtatzani të padëshiruar./a.m./noa.al/