Transmetuar më 10-04-2018, 20:32

Videoja e ekzekutimit të një palestinezi nga një ushtar izraelit ka sjellë reagime të ashpra nga grupimet e të drejtave të njeriut.

Në të shfaqet një snajper teksa vret palestinezin në rripin e Gazës, një person i cili ishte i parmatosir dhe nuk përbënte asnjë rrezik.

Pas përhapjes së videos, ushtria izraelit tha se një hetim ka nisur për ngjarjen.

Ajo mendohet të ketë ndodhur në 22 Dhjetor të vitit 2017, por vetëm tani është publikuar./a.m./noa.al/