Transmetuar më 10-04-2018, 20:00

Disa adoleshente kanë shkaktuar një debat që përfundoi në zënkë brutale, e cila u filmua dhe u publikua në rrjete sociale duke u bërë virale.

Nëna e vajzës 13-vjecare, që është e shtrirë në tokë, ka marrë guximin që t’i publikojë pamjet.

Ndërkohë që adoleshentja është në tokë, sulmuesja e godet disa herë me ndihmën e një vajze tjetër.

Edhe pse djemtë tentuan t’i ndanin, nuk ia dolën. Ngjarja ndodhi në Essex, të premten, 23 mars. Nëna e viktimës tregoi se vajza e saj është sulmuar dhe herë të tjera pasi është kërcënuar në rrjete sociale.

Më ngjarjen po merret policia për të zbuluar shkakun e sherrit.