Transmetuar më 10-04-2018, 19:50

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, ka vendosur të vizitojë Kosovën në një axhendë të re ballkanik ku ka përfshirë edhe Beogradin dhe Ohrin.

Z.Kotzias, sikurse raporton noa.al, duke cituar burime diplomatike në Athinë, do të mbërrijë të enjten më 12 prill në Prishtinë.

Atje, z.Kotzias pritet të zhvillojë takime me homologun e tij të Kosovës si dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit.

Pasditen e sotme, z.Kotzias udhëtoi drejt Beogradit për një vizitë dyditore që i paraprin asaj në Kosovë.  

Megjithatë, para mbërritjes në Prishtinë, z.Kotzias do të ndalojë në Ohër ku do të zhvillojë një tjetër takim me MPJ maqedonas, Dimitrov. /noa.al/