Transmetuar më 10-04-2018, 18:20
Flakët e zjarrit kanë përfshirë godinën e ministrisë së Drejtësisë në Maqedoni.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë dhe zjarrfikëset po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.
Zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës.
Nuk raportohet për të lënduar pasi punonjësit janë evakuuar me kohë, por flitet vetëm për dëme materiale.
Janë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit. /k.k/noa.al/