Transmetuar më 09-04-2018, 20:50

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se një efektiv policie gjatë ditës së sotme i ka dhënë fund tragjikisht jetës së tij.

Bekim Ismajli, 43-vjeç, ka bërë vetëvrasje në tualetin e një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

I ndjeri mësohet se ka lënë pas vetes tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./a.k/noa.al/