Transmetuar më 09-04-2018, 07:58

Një djalë fare i vogël vetëm 11 vjeç, u rrëmbye gjatë ditës së djeshme, nga një automjet xhip i zi dhe në këmbim të lirisë së tij, u kërkuan 50 mijë euro.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shtime të Kosovës, por lajmi i mirë ka ardhur pas mesnate, ku i mituri E.T., ka arritur të arratiset, duke dalë nga makina dhe të paraqitet në policinë e Ferizaj.

Policia tha zyrtarisht, se rreth orës 00.15 minuta të natës, sapo kishte hyrë e hëna, i mituri është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj.

Vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dilte nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici.

Sakaq hetuesit po vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë, lidhur me rrëmbimin e ndodhur rreth orës 19.00 të së dielës. /a.y/noa.al

Merret peng një 11-vjeçar shqiptar, grabitësit kërkojnë 50 mijë Euro