Fundjava po troket dhe nëse keni bërë plane për të shkuar diku, nuk ja keni futur kot pasi moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë.
Dy ditët e ardhshme, dhe sidomos e diela, do të jenë me mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat Lindore.
Sipas Meteoalb dita e shtuna paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore, ndërsa e diela do të sjellë kthjellime.
Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Veriun ku mesdita ka shënuar rënie.
Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërisht me rritje të vlerave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C. /k.k/noa.al/