Transmetuar më 08-04-2018, 15:54

Interi nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Romës për t’i zënë vendin e dytë pasi ekipi zikaltër u mund nga Torino në transfertë me rezultatin 1-0.

Ekipi i Spalletit u ndëshkua nga një ish-lojtar i Interit, pikërisht Adem Ljajiç i cili i dha fitoren e ekipit ‘Granata’ në javën e 31-të të Serisë A.

Interi pati raste të shumta shënimi por portieri i Torinos Sirigu ishte në një formë mjaft të mirë duke i mohuar golin zikaltërve.

Pas kësaj humbjeje, Inter mbetet në vendin e katërt me 59 pikë, një më pak se Roma në vendin e tretë, dhe dy më shumë se Lazio, por ekipi kryeqytetas ka një ndeshje më pak./a.m./noa.al/