Transmetuar më 07-04-2018, 11:03
Një zjarr me përmasa të mëdha në një banesë, i ka marrë jetën një vajze fare të vogël.
Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e shtuna, në një banesë në Ulpianë, të Prishtinës.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, për shkak të ngrohëses që ishte në prizë.
Viktima është një vajzë 4 vjeçe nga Shqipëria, e cila jetonte me nënën e saj në banesë.
Për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e kësaj ngjarje, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al
Foto ilustruese