Transmetuar më 05-04-2018, 14:17

Kumbullat e thata përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër radikalit superoksid anion.

Ato janë të dobishme kundër kapsllëkut dhe mbrojnë nga shumë sëmundje. Përpos kapsllëkut, kumbullat e thata janë efikase edhe si mbrojtëse kundër kancerit dhe trurit.

Studimet e shumta kanë treguar se këta fito-nutricientë që ato përmbajnë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të qelizave, sidomos kur flitet për oksidimin e dhjamit në organizëm.

Meqë të gjitha membranat e qelizave tona, duke përfshirë edhe qelizat trunore, përbëhen nga yndyrat, atëherë dobia e kumbullave të thara është e shumëfishtë.

Këto fruta të shijshme parandalojnë edhe diabetin e tipit II, ulin kolesterolin dhe parandalojnë mbipeshën. /b.l/noa.al/