Transmetuar më 05-04-2018, 12:57

Ndoshta duke synuar të rrëmbejë vëmendjen nga grupi i madh i video thirrjeve të përditësuara nga Snapchat-i , Facebook njoftoi gjithashtu një përditësim të Messenger, i cili tani do t’i lejojë përdoruesit të ndajnë foto në 360 gradë.

Facebook ka mundësuar dërgimin e fotove 360-gradëshe në Messenger, si për iOS, ashtu edhe për Android.

Më parë nuk ka qenë e mundur që të dërgoje në Messenger foto të tilla, ndërsa tashmë mund të bëni një panoramë me kamerën e celularit tuaj dhe ta shpërndani me miqtë pa problem, pasi panorama do të kthehet automatikisht në një foto 360-gradëshe.

Përditësimi më i ri i Facebook-ut ju lejon edhe që të dërgoni video HD që i keni bërë vetë ose që iu dalin në murin e rrjetit social.

Kjo veçori e re është e kufizuar në tregjet e përzgjedhura për momentin, përfshirë Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Hong Kongu, Japonia, Hollanda, Norvegjia, Rumania, Singapori, Koreja e Jugut, Suedia, Zvicra, Tajvani UK dhe SHBA për iOS dhe Android. /b.l/noa.al/