Transmetuar më 04-04-2018, 10:56

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj detajoi ditën e sotme mënyrën se si do të aplikohet tarifa e përdoruesve të shpeshtë të Rrugës së Kombit.

I thirrur në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ministri sqaroi se tarifa e vendosur nga qeveria aktuale është më e ulët se ajo e qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha.

 “Nëse skenari i parashikonte tarifë mes 5.3 dhe 5.9 euro pa TVSH për një makinë, marrëveshja e arritur nga qeveria jonë mundësoi një tarifë 5 euro me TVSH. Këtu më duhet të bëj një dallim thelbësor mes qeverisë Berisha”, u shpreh Ahmetaj.

Ai tha se qëndrimi i opozitës është politik, destabilizuese dhe nuk ka të bëjë fare me qytetarët që sipas tyre me të drejtë mund të ankohen për tarifën e përdorimit të rrugës.

Sipas tij, procesi i nisur në vitin 2011 të, nuk është proces surprizë por i matur në vite. /a.y/noa.al