Transmetuar më 01-04-2018, 21:59

Nga Spartak Ngjela

Nëse qytetarët do t’i vijojnë protestat për Rrugën e Kombit, por pa dhunë, duhet të dorëhiqet Edi Rama.

Socialistët dhe të gjithë shqiptarët që mbrojnë reformat, duhet të kuptojmë një gjë: largimi i Edi Ramës si kryeministër zhbllokon embargon financiare që Berlini i ka vënë këtij deri në implementimin e Reformës në Dejtësi.

Socialistët duhet urgjent të vendosin kryeministrin e tyre që ia kërkon Uashingtoni dhe Berlini.

Rrëzimi i Ramës, shpëton shqiptarët; edhe Rrugën e Kombit se, mungesa në para që ka sot shteti shqiptat, dhe që i vjen nga bllokimi financiar kundër tij – ndryshon menjëherë gjendjen financiare të qeverisë shqiptare dhe lejon qarkullimin e lirë në Rrugën e Kombit.

Në këto momente këtë çështje e ka në dorë maxhoranca qeverisëse; më vonë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë .

Politika amerikanë duhet të jetë e para ajo që duhet t’i kërkojë dorëheqjen një kryeministri të përbuzur nga populli i vet, që kuptohet se është tërësisht kundër Reformës në Drejtësi.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al