Transmetuar më 31-03-2018, 23:46

Nëndetësja amerikane “Hartford” ishte me mision në Polin e Veriut, një mision vëzhgues që e kryen çdo dy vite.

Kur nëndetësja i afrohet bregut janë kapur disa pamje spektakolare.

Aty duket sikur është tokë, por në fakt bora dhe akulli kanë ngrirë mbi ujë dhe të krijojnë atë përshtypje.

Papritur nga akulli shfaqet nëndetësja që del në sipërfaqe.

Për ekuipazhin kjo video është normale, por shumë persona janë habitur me spektaklin e mjetit nënujor./a.m./noa.al/