Transmetuar më 26-03-2018, 19:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Rusisë, Vladimir Putin.

Biseda urgjente vjen pas arrestimit në kufi të drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën e Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Rusia është një ndër vendet aleate të Serbisë, por duket se Vuçiç po e shqetëson në një moment delikat, pasi ka një valë europiane dhe amerikane të dëbimit të diplomatëve rusë nga vendet respektive.

Po ashtu, kreu i shtetit serb ka thirru në orën 19:30 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme.

Ndërkohë pritet edhe një reagim nga Beogradi Zyrtar.