Transmetuar më 25-03-2018, 18:13

Nga Spartak Ngjela

Kjo është një pyetje që ngrihet, por dhe që dëshirohet nga të korruptuarit.

Dështimi i Reformës është një pamundësi absolute.

Nëse dështon Reforma në Drejtësi në Shqipëri, kuptohet se ka dështuar politika amerikanë.

Po, a ka dështuar ndonjëherë kjo politikë; që të vijë e të dështojë në Shqipëri?

Kush do ta mundë këtu politikën amerikane Berisha me Ramën?

l.

Të gjithë të korruptuarit e korrupsionit kryeministror shqiptar punojnë për ta dështuar Reformën në Drejtësi. Por më qesharaku po tregohet Rama, që pas çdo suksesi të reformës, sokëllin duke kërcënuar opozitën për goditje penale, duke mos pasur asgjë në dorë. përkundrazi, është objekt direkt që e kap Reforma në Drejtësi.

Dhe a e dini përse e bën këtë?

Sepse dëshiron që t’i japë hapësirë kundërshtuese opozitës që ajo të ngrihet në revoltë duke thënë se kjo është një reformë që drejtohet nga Rama.

Por është i lehtë dhe i leshtë njëherësh nga mëndje, sepse Reforma nuk mund të ndalohet edhe pse është vonuar nga Berisha dhe grupi i tij.

Duhet të theksojmë se në analizat historike të politikës, politika e osmanëve në Stamboll, analizohet si politikë që kishte si metodë vonesat. Ata kanë qënë quajtur politikanë të vonesës.

Sigurisht Sali Berisha nga ata e ka trashëgim që të gjithë opozitat që ka bërë janë mbështetur vetëm te vonesa.

Por edhe Ramë ziu kuptohet se te mendja e vonuar e Saliut i ka mbajtur Shpresat. Por duket se këto shpresa për të prishur Reformën i ka edhe në Stamboll të Taip Erdogani.

Ka shenja se i thotë Tipit ta ndihmojë në shkëputjen e tij nga politika amerikane. Po ka këtë si qëllim, është i djegur më keq sesa do të digjet nga Reforma që sigurisht se e kap.

ll.

Shikojini sesi po i shkojnë punët korrupsionit kryeministror shqiptar.

Rama shkon të falet të Taipi në Stamboll, kurse njeriu më i rëndësishëm i qeverisë Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shkon në takime të rëndësishme në Uashington. Takon FBI–në, DEA-n dhe nivele shumë të lartë të politikës amerikane; kurse Saliu krijon skema vonese.

E kuptoni se në çfarë halli janë të korruptuarit e mëdhenj. Po si mendon Rama dhe deri diku edhe Berisha; këta të dy do të mundin Uashingtonin, Prokuroren e Përgjithshme Marku, ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe politikën gjermane?

Po pse me vonesat e Berishës do të bllokohet Reforma në Drejtësi në Tiranë?

Në thelb, po ta shohësh me vëmendje, i gjithë procesi i tyre kundërreformë konsiston kryekëput në dëmin e tyre shumë të madh që po i shkaktojnë vetes.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al