Transmetuar më 25-03-2018, 08:40

Qysh nga mesdita e sotme, çdo makinë që do të kalojë në tunelin e Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit, do të paguajë 5 euro.

Por kjo shumë bëhet 10 euro, nëse rruga bëhet vajtje-ardhje.

Kjo pagesë do të nisë nga ora 12.00 e mesditës së sotme, e diel dhe do të kryhet në hyrje të tunelit.

Por pagesa e sotme do të kryhet vetëm në fazën e testimit dhe nuk do të punojnë të gjashtë sportelet e planifikuara për punë.

Tarifimi me 5 euro për çdo automjet që kalon gjatë ditës së sotme, do të bëhet nga dy sportele në vajtje dhe dy në ardhje. /a.y/noa.al