Transmetuar më 24-03-2018, 17:56

Nga Jorida Tabaku

Një tjetër zë i rëndësishëm dhe me peshë i është bashkuar sot shqetësimit të bizneseve vendase dhe opozitës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në vlerësimin e saj vjetor nënvizon se problemi në vend janë taksat.

Pyetësori i bërë publik prej saj nënvizon se Shqipëria ka rënë me 2.15 pikë dhe se taksat e larta janë pengesa kryesore e bizneseve në vend shoqëruar me burokracinë e lartë.

Që nga paketa fiskale 2014 biznesi vendas është kthyer në një kavie eksperimentale e qeverisë. Taksat në vend jane rritur me mbi 2 mld USD kumulativisht.

Bizneset vendase vazhdojnë të mbyllen dita ditës ndërkohë që tërheqja e investimeve të huaja është minimale.

Një situatë e tillë paralajmëron një krizë në rritjen ekonomike të vendit dhe njëkohësisht një krizë në konsum.

Taksat e vendosura nga qeveria po thellojnë pabarazinë dhe po varfërojnë përditë shqiptarët.

Shpëtimi i vetëm është taksa e sheshtë dhe një qeverisje e djathtë, me taksa të ulëta, derregullim të lartë dhe incentiva fiskale në shërbim të sipërmarrjes.

Dhoma Amerikane e Tregtisë njësoj si shumë prej bizneseve shqiptare evidenton qartë se problemi sot në vend është qeveria!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al