Transmetuar më 23-03-2018, 10:24

Një foshnjë vetëm një ditëshe është gjetur e pajetë në rrugë, aty ku ishte hedhur nga nëna e saj. Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të enjte në Gjakovë, Kosovë, ku e ëma e ka braktisur vajzën e saj në rrugën “Dëshmorët e Morinës”.

Ishte gjyshja e foshnjës së vdekur, nëna e gruas që e braktisi foshnjën ajo që lajmëroi policinë.

Gjithçka pasi e bija kishte shkuar për të lindur në spitalin e Gjakovës dhe ishte kthyer në shtëpi pa foshnjen.

Policia bëri me dije se në orën 15:40 të së enjtes në stacionin policor në Gjakovë Gj. C., ka denoncuar se vajza e saj ka qenë për lindje në spital dhe është kthyer në shtëpi pa foshnjën e lindur. Pas denoncimit policia ka arrestuar nënën e foshnjës L.M., 32 vjeçe.

Me urdhër të prokurorit, trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /a.y/noa.al

Foto ilustruese