Transmetuar më 22-03-2018, 16:35

Internet falas për qytetarët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Projekti “wirles falas në vendet publike” do të nis zbatimin pas miratimit të BE.

Ekspertët shpjegojnë se në vendet publike si bibliotekat, parqet, qendrat shëndetësore, sheshet dhe muzetë do të instalohen pajisjet e wifi hotspot të cilat do ju mundësojnë të gjithë personave që të lidhin internet falas dhe të shpejt.

Projekti WiFi4EU me kosto në vlerën e rreth 120 milionë euro do sjellë internet të shpejtë dhe për qytetarët që jetojnë në zona rurale.

“Projekti pritet të zbatohet deri në 2020 për të gjithë vendet e Bashkimit Europian”, sqaroi komisionerja e Ekonomisë Dixhitale të BE-së, Mariya Gabriel.

Fillimisht, Komisioni Europian do paguaj kostot e instalimit të pajisjeve, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen do t’i mbulojnë vetë vendet./b.l/noa.al/