Transmetuar më 22-03-2018, 12:50

Presidenti Ilir Meta uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

Pasi mori pjesë paraditen e sotme në selinë e Krygjyshatës Botërore Bektashiane, kreu i shtetit përcjell një mesazh për gjithë shqiptarët.

Ai publikon në Facebook një fotografi ku shihet me baba Edmond Brahimaj, ndërkohë që mban në krahë një vogëlushe.

“Të dashur miq, në këtë ditë feste, shprese dhe optimizmi fetar e pranveror, dëshiroj t’i përcjell urimin mbarë popullit shqiptar dhe veçanërisht besimtarëve bektashianë kudo në botë: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Paçi gjithmonë shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”, shkruan Meta.

Sakaq në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë festive, Presidenti Meta tha se shembulli frymëzues i Imam Aliut, filozofia, përpjekjet dhe sakrificat e tij sublime, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. /a.y/noa.al