Ndërpritet për të dytën herë seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës, ku pritet votimi i Demarkacionit për kufirin me Malin e Zi.
Ndërsa pak para orës 12.00 u hodh gaz lotsjellës duke sjell ndërprerjen e parë, rreth orës 13.20, u ripërsërit e njëjta skenë.
Kjo bëri që seanca të ndërpritet për të dytën herë nga drejtuesi i seancës, Kadri Veseli.
Kanë qenë sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ata që kanë hedhur gazin lotsjellës, duke bllokuar punimet e seancës.
Gazi u hodh për herë të dytë nga deputeti Salih Zyba, ndërsa në rastin e parë nga Xhelal Svelça dhe Fitore Pacolli.
Por në rastin e dytë deputetët e Vetëvendosjes patën përplasje dhe me punonjësit e sigurisë së Kuvendit.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, prej kohësh shoqërohet me debate në Kosovë, duke sjellë shtyrjen me disa herë të seancave të votimit, për shkak se nuk sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes. /a.y/noa.al
Gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca për Demarkacionin