Transmetuar më 17-03-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar një video në Facebook, ku sjell historinë e një gruaje, të përjashtuar nga ndihma ekonomike.

“Mirëmëngjes dhe me thjeshtësinë e kësaj gruaje që e shpjegon më mirë se kushdo ndryshimin mes ndihmës ekonomike dhe punësimit, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Në video dëgjohet Drita Domi, e cila tregon se prej dy vitesh merrte ndihmë ekonomike prej 48 mijë lekësh të vjetra.

Por ajo shton se zyra e punës i gjeti një vend pune në një fabrikë hudhrash, ku paguhet 9 mijë lekë të vjetra ditën.

Gruaja duket e kënaqur, duke shtuar se punë pa lodhje ka, por pohon se me ndihmën ekonomike, nuk blinte dot as një thes mielli.

Në videon e publikuar nga Rama, thuhet se “Ndihma ekonomike nuk është zgjidhje, alternativa jonë është punësimi”. /a.y/noa.al