Transmetuar më 14-03-2018, 18:51

Kamerat e sigurisë të vendosura në rrugët e qytetit Bharuch të Indisë kanë regjistruar një ngjarje të frikshme.

Një dem që shëtiste lirshëm në rrugët e qytetit, edhe pse është një kafshë e rrezikshme, ka sulmuar papritur një grua.

Siç duket në video, ajo po ecte anës rrugës por demi i vjen nga pas dhe e ngre disa metër në ajër.

Më pas kafsha vazhdon rrugën ndërkohë drejt të dëmtuarës vrapojnë disa kalimtarë që i vijnë në ndihmë.

Pavarësisht se pësoi dëmtime të rënda, gruaja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën./a.m./noa.al/