Transmetuar më 14-03-2018, 16:36

Një qeni ngordhi gjatë një fluturimi nga Hjuston në Nju Jork gjatë të hënës. Dëshmitarët thanë se kujdestari i fluturimit i kishte kërkuar një nga pasagjerëve për të vënë mbajtësin e kafshës në vendin e bagazheve.

United Airlines ka pranuar “përgjegjësinë e plotë” për ngordhjen në fluturim të qenit, pasi kujdestari i fluturimit e vuri kafshën në dollapin e bagazheve. 

“Ky ishte një aksident tragjik që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë tragjedi dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe jemi të përkushtuar për t’i mbështetur ata. 

Ne po hetojmë hollësisht se çfarë ka ndodhur për të parandaluar që diçka e tillë të ndodhë përsëri. Kafshët kurrë nuk duhet të vendosen në bagazhet e sipërme”, tha në një deklaratë linja ajrore e SHBA.

Udhëtari Maggie Gremminger, e cila tha se ishte ulur prapa gruas me qen, dëshmoi për atë që ndodhi. “Kam dëshmuar se një kujdestar i fluturimit udhëzoi një grua për ta vënë qenin e saj të gjallë në një kantier të sipërm”, tha ajo për One Mile, një faqe interneti e udhëtimeve.

Dëshmitarja okulare shkroi në Twitter duke thënë se “më dhemb zemra nga kjo ngjarje”. Mungesa e oksigjenit mund të ketë qenë shkaku i ngordhjes së qenit, raportojnë mediat amerikane.