Transmetuar më 14-03-2018, 13:49

Fizikanti Stephen Hawking është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Ai vdiq orët e para të së mërkurës në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge.

Shkencëtari i madh ka shkruar në total 115 vepra. Hawking u godit nga një sëmundje e rëndë që në moshën 21-vjeçare, sëmundje me të cilën jetoi edhe 50 vite të tjera në karrigen me rrota.

Stephen Hawking lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford të Anglisë. Më poshtë ju paraqesim 10 thëniet më të famshme të fizikantit.

1. Kam parë se edhe njerëzit që pretendojnë se gjithcka është e paracaktuar dhe se ne nuk mund të bëjmë asgjë për ndryshuar atë, shikojnë para se ta kalojnë rrugën.

2. Inteligjenca është aftësia për t’u përshtatur ndryshimeve.

3. Shkencëtarët janë bërë bartësit e pishtarit të zbulimit në kërkimin tonë për dije.

4. Shiko lart te yjet dhe jo poshtë te këmbët. Përpiqu të krijosh një kuptim të asaj që sheh dhe pyet veten se çfarë e bën universin të ekzistojë. Bëhu kurioz.

5. Sado e vështirë që mund të të duket jeta, ekziston gjithmonë diçka që mund të bëni dhe të keni sukses.

6. Njerëzit nuk do të kenë kohë për ty nëse je gjithmonë nervoz apo duke u ankuar.

7. Jeta do të ishte tragjike nëse do të ishte qesharake.

8. Unë besoj se gjërat nuk mund ta bëjnë veten të pamundur.

9. Popullata jonë dhe përdorimi i burimeve të shtershme të planetit tokë po rriten eksponencialisht, bashkë me aftësinë tonë teknike për ta ndryshuar mjedisin për mirë apo për keq.

10. Ne të gjithë jemi tani të lidhur nga interneti, sikur neuronet në një tru gjigand.