Transmetuar më 14-03-2018, 13:30

Kishte lidhur rripin e sigurimit, kishte ndezur motorin dhe dritat dhe ishte nisur për rrugë. Gjithçka perfekte, nëse nuk do të ishte një detaj, djali i saj 9 muajsh kishte dalë nga makina dhe kishte mbetur në parkim.

Vetëm pas disa kohësh 27-vjeçarja Ledrika E. Ford dhe një i afërmi i saj që ishte me të, kuptuan se vogëlushi nuk ishte në makinë. Një hutim i cili bëri që të nisë një hetim dhe të humbë kujdestarinë e katër fëmijëve.

Videoja e cila përfundoi në Facebook dhe që Noa.al e sjell më poshtë, u filmua të premten mbrëma. Në të shihet një fëmijë duke ecur këmba doras në ‘Bleecker Street’, një rrugë në Utica, në shtetin e New York.  

Vogëlushi u shpëtua nga disa kalimtarë të rastit. Por pak më vonë shfaqet një grua, e cila bërtet me të madhe duke thënë se, “Ky është djali im. Oh Zot”.

Janë këto fjalët e Ledrika, e cila duke parë që djalin nuk e kishte me vete, ishte kthyer pas.

Kur videoja u publikua në rrjetet sociale, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve duke bërë që policia të nisë nën hetim dhe të shtunë në mëngjes, dy pjesëtarë të shërbimeve sociale u paraqitën në shtëpinë e saj, duke i hequr kujdestarinë e fëmijëve.

Vogëlushi protagonist i videos ishte 9 muajsh, ndërsa më i madhi i tre të tjerëve ishte 5 vjeç.

Gruaja u vu nën akuzë për faktin se vuri në rrezik jetën e fëmijës. Më 23 mars ajo do të dalë në gjykatë dhe rrezikon deri në 1 vit burg. /a.y/noa.al