Transmetuar më 14-03-2018, 12:38

Ish-shërbëtori i familjes mbretërore angleze për shtatë vjet deri në 2011, Grant Harrold, rrëfehet lidhur me nusen e princit Harry, Meghan Markle.

Sipas Harrold, arsyeja për të cilën Meghan ka bërë për vete popullin britanik në kaq pak kohë, njëlloj si Lady Diana, është dashuria me të cilën trajton punonjësit, njëlloj si vjehrra e saj e ndjerë.

Ishte pikërisht Diana, pjesëtarja e parë e familjes mbretërore, e cila përqafoi punonjësit e saj, pavarësisht se protokolli parashikonte zero kontakt fizik.

Bëhej fjalë për një veprim revolucionar, i pasuar më tej nga fëmijët William dhe Harry.

Ish-shërbëtori në një intervistë për “E! Online”, deklaroi se sfida e vërtetë për Meghan pas martesës së 19 majit, është kur të bëhet realisht pjesë e familjes mbretërore.

Harrold shprehet se ajo duhet të përballet me rregulla shumë strikte, ku pas dasmës duhet të heqë dorë nga fotografitë selfie dhe autografet, të cilët janë lehtësisht të falsifikueshëm. /a.y/noa.al