Transmetuar më 14-03-2018, 12:18

Maira Verónica Figueroa Marroquín nga El Salvadori është lënë e lirë, pasi kaloi 15 vite në burg për shkak të një aborti. Lirimi i saj erdhi pasi dënimi me 30 vite burg për vrasje në rrethana rënduese u reduktua.

Aborti është i ndaluar në çdo rrethanë në El Salvador, një vend me shumicë katolike romane. Figueroa është shpallur gjithnjë e pafajshme.

Ajo tha se kishte pasur një lindje të parakohshme në një shtëpi ku ajo punonte si shërbëtore, në vitin 2003. Ishte dërguar në spital dhe më pas ishte arrestuar dhe dënuar për abort.

El Salvadori është një nga të paktat vende në botë, ku abortet janë krejtësisht të ndaluar dhe ka dënime të rënda për to.

Dënimi është në fakt deri në 8 vite burg, por në shumë raste, në të cilat fetusi apo i sapolinduri humb jetën, akuza ndryshon në “vrasje në rrethana rënduese”, që dënohet deri në 30 vite burg./b.l/noa.al/