Transmetuar më 14-03-2018, 11:59

Ajo sapo ishte kthyer nga një udhëtim me avion kur filloi të përjetonte një gjendje të keqe, ndërsa të gjithë besonin se ndonjë pasagjer mund t’i kishte ngjitur gripin, por me kalimin e ditëve u vui re se situata po bëhej gjithnjë e më serioze.

Më pas, ju bënë të gjitha ekzaminimet klinike dhe doli dhe diagnoza e tmerrshme: vogëlushja ishte prekur nga një leuçemi limfoblastike akute, e njohur ndryshe edhe si tumor gjaku. Kjo është historia e Julias së vogël, një vajzë shtatë vjeçe që jeton në Aosta me familjen e saj, babain polic dhe nënën shtëpiake dhe tani pret me shpresë efektin e trajtimeve që ajo i është nënshtruar në spitalin Regina Margherita në Torino.

Për këtë arsye prindërit duhet të braktisin vendin ku jetojnë për t’i qëndruar pranë të bijës, një situatë kjo e destinuar të zgjasë për një kohë të gjatë, pasi Julia do t’i nënshtrohet një sërë analizash dhe kurash të cilat do të zgjasin dy vjet, ndërsa do vahzhdojë për një kohë edhe më të gjatë me kontrollet.

Për këtë arsye krijuesit e fondeve filluan nga puna me qëllimin për të mbështetur familjen me shpenzimet e nevojshme, të paktën për t’i lehtësuar disi nga kjo peshë ekonomike në mënyrë që ata të mund të përqëndrohen në betejën e vështirë kundër kësaj sëmundje nga e cila është prekur 7 vjeçarja.

“Paratë nuk do të ndryshojnë shëndetin e luftëtares tonë të vogël që kurrë nuk e humbi buzëqeshjen në këta muaj, por të paktën ndihma do t’i japë një “paqe” të vogël mendjes së prindërve për ekonominë”, shkruan tezja e Julias në Facebook.

Problemi është se me vetëm një rrogë dhe udhëtimet e nevojshme për shkak të kujdesit në spital që imponon shumë udhëtime gjatë javës, është krijuar një situatë e rëndë për familjen që ka një fëmijë tjetër 5 vjeç dhe një bebe që vjen në jetë në maj./b.l/noa.al/