Transmetuar më 14-03-2018, 11:16

Moderatorja e njohur Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Floriana paraditen e sotme, teksa ka publikuar një fotografi ku shihet duke kapur dorën e vogëlushes.

“Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!”, shkruan Floriana.

Moderatorja Floriana Garo po përjeton momentin më të bukur në jetën e saj, ndërkohë që si ajo dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë.

Ajo lindi në maternitetin e spitalit të Gjenevës, pranë partnerit të saj Enis Daci.

Prej disa muajsh, Floriana është zhvendosur në Zvicër tek babai i vajzës së saj.

Floriana është e angazhuar në dy biznese që ka hapur së bashku me Enisin, një dhomë tregtare dhe një sallon flokësh për meshkuj dhe femra në qytetin e Gjenevës. /a.y/noa.al