Transmetuar më 13-03-2018, 21:26

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet teksa një person i shpëton mrekullisht një atentati me bombë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus të Rostovit.

Ai afrohet pranë automjetit të parkuar dhe sapo hap derën shpërthejnë flakët. Fatmirësisht objektivi i sulmit arrin të largohet në kohë.

Në ndihmë atij i vjen edhe në kalimtar rasti që e largon nga makina.

Policia ruse ka nisur hetimet për atentatin ndërkohë objektivi i sulmit është në gjendje të stabilizuar në spital./a.m./noa.al/