Transmetuar më 13-03-2018, 20:21

Policia e Shtetit ka finalizuar një aksion antidrogë në Tepelenë.

Raportohet se uniformat blu kanë sekuestruar një sasi prej 500 kilogramësh kanabis në fshatin Kordhaj.

Sipas informacioneve nga policia është vënë në pranga shtetasin Zeman Kordha.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në aktivitetin e jashtëligjshëm.

Tepelena ka qenë një prej ‘pikave të nxehta’ në hartën e kultivimit të kanabisit./a.m./noa.al/