Transmetuar më 13-03-2018, 20:06

Një çift bashkëshortësh kanë përfudnuar në gjykatë.

E gjithë nisi vetëm për emrin e vajzës së tyre që sapo kishte ardhur në jetë dhe ata dëshironin që ta quanin Liam.

Ngjarja ka ndodhur në Franvë, shtet në të cilin ky emër është kategorikisht i ndaluar, pasi përdoret për të dyja gjinitë.

“The Local” shkruan se qeveria vendase tha se mund të krijonte rrezik për dilemën e gjinisë në të ardhmen. Prokurori tha se emri mund të ishte në kundërshtim me interesin e fëmijës, dhe do i dëmtonte marrëdhëniet shoqërore në të ardhmen.

Kështu, gjyqtari ndaloi prindërit që të përdornin këtë emër. Çifti po insiston kundër vendimit duke kërkuar ndihmë ligjore dhe kanë shtyrë pagëzimin e vajzës. /k.k/noa.al/