Transmetuar më 13-03-2018, 19:33

Një 12-vjeçar është aksidentuar në rrugë nga një makinë tip Benz.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit rreth orës 17:30, në aksin Berat-Poshnje.

Drejtuesi i automjetit, Agur Kanaçi, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin me inicialet S.F, 12 vjeç, banues në Poshnje.

Ai është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Policisë Berat, ku po kryhen veprimet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/