Transmetuar më 13-03-2018, 19:28

Lëvizja e fundit e Realit të Madridit duket se do të blindojë Cristiano Ronaldon edhe për të paktën 3 vite në klubin ‘mbretëror’.

Madrielnët kanë vendosur t’i rrisin pagën portugezit duke e kthyer atë në futbollistin më të paguar në planet, duke lënë pas rivalin e tij të madh Lionel Messin.

Pikërisht paga më e ulët se Messi kishte ftohur së tepërmi kohët e fundit marrëdhëniet mes Ronaldos dhe klubit aq sa ai po mendonte largimin.

Ronaldo aktualisht paguhet 21 milionë euro në sezon. Ndërkohë me kontratën e re, ai do të përfitojë 47 milionë në sezon për tre vitet e ardhshme.

Ai kalon kështu Messin i cili paguhet 45.7 milionë në vit, dhe Neymar që paguhet 38 milionë euro në vit./a.m./noa.al/