Transmetuar më 13-03-2018, 19:14

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në një biznes mjaft fitimprurës për shumë klinika gjatë viteve të fundit. Këto lloj ndërhyrje janë masivizuar edhe në Shqipëri dhe sigurisht ato që janë në qendër të vëmendjes janë vajzat e botës së showbizzit.

Nëse të gjithë kemi dëgjuar për ndërhyrjet që femrat realizojnë kryesisht në fytyrë, një lloj ndërhyrje e re po masivizohet.

Bëhet fjalë për ndërhyrjen estetike në organin gjenital të femrës.

Kjo lloj ndërhyrjeje madje po kthehet në një fenomen shqetësues për shoqërinë britanike sipas Daily Mail, pasi statistikat po rriten me shpejtësi te vajzat 15 vjeçe apo edhe më të reja.

Mes viteve 2015-2016 të paktën 200 nën 18-vjeçe vajza kishin kryer këtë ndërhyrje për t’i dhënë një tjetër pamje vaginës së tyre, ndërkohë mbi 150 prej tyre ishin nën 15-vjeçe.

Statistikat në fjalë janë bërë publike nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Plastike Estetike.

Shifrat janë edhe më të mëdha pasi një pjesë e madhe e kanë kryer ndërhyrjen privatisht në klinika që nuk i kanë regjistruar shkruan noa.al.

Pas këtyre të dhënave alarmante, Shoqata Britanike për Pediatrinë dhe Adoleshencën Gjinekologjike pritet të nisië një fushatë sensibilizimi kundër kësaj lloj ndërhyrjeje.

Dihet që ‘projektimi i vaginës’ kryhet edhe në klinikat estetike në Shqipëri, por nuk ka të dhëna nëse aplikohet te vajzat adoleshente dhe në çfarë përmasash./a.m./noa.al/