Transmetuar më 13-03-2018, 18:50

Një sherr mes disa vajzave ka ndodhur sot në gjimnazin Andon Zako Çajupi, në Tiranë. Momentet e konfliktit janë filmuar nga një tjetër gjimnazist që ishte dëshmitar.

Në konflikt janë përfshirë 5 vajza siç duket në videon e publikuar nga JOQ.

Tre vajza janë futur pranë një rrugice dhe pasi afrohen dy rivalet nisin të konfrontohen mes tyre.

Mes tyre kanë hyrë disa djem që përpiqen të shuajnë sherrin./a.m./noa.al/