Transmetuar më 13-03-2018, 18:32

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan ku zhvilloi jë bashkëbisedim me banorë të zonës. Por njëri prej tyre, e vuri në siklet kryeministrin teksa i tha se i vinte të thyente televizorin kur shefi i qeverisë doli të fliste për çerftifikatat e pronësisë.

“Kur të dëgjova ty në Berat një muaj më parë, desh theva televizorin, se më thanë që nuk do marrë çertifikatën e pronësisë”, iu drejtua qytetari Ramës.

Dhe pasi kryeministri u sigurua se ai nuk e kishte thyer televizorin, e fton që edhe ai qytetar të marrë çertifikatën që ishte gati. “Hajde merre certifikatën se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu,  se ishin dy gjëra ose ti do merrje çertifikatën ose ajo do të lirohej nga puna”, tha Rama./a.m./noa.al/