Transmetuar më 13-03-2018, 16:48

Shenjë nga Zoti, e kanë quajtur qytetarët një vijë drite të gjatë e cila u ul pingul pranë statujës së Shën Mërisë.

Ngjarja ka ndodhur në Medjugorje të Bosnje Hercegovinës këtë pasdite.

Besimtarët ishin mbledhur për t’u lutur, duke përfituar edhe nga dita me diell.

Papritur, nga qielli u shfaq një dritë, të cilën besimtarët e quajtën sinjal nga Zoti.

“Një shenjë nga qielli”, ishte një prej komenteve të shumta, pasi fotografia u postua në rrjetet sociale. /k.k/noa.al/