Transmetuar më 13-03-2018, 16:15

Këngëtari i këngës së famshme “I`ll be missing you”, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare. Reperi Craig Mack u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak.

Reperi ishte shtruar në spital dhe e priste vdekjen. Të paktën kështu ka deklaruar miku dhe producenti i tij Alvin Toney për Daily News.

Toney është shprehur gjithashtu se Mack ishte besimtar dhe nuk e kishte frikë vdekjen.

“Doja shumë që bota ta njihte, ta shijonte talentin e tij, por ai nuk donte, ishte besimtar dhe donte të shkonte në kishë”, ka rrëfyer Toney.

Karriera e Mack pati një periudhë të artë falë ndihmës së P-Diddy dhe kënga e tij “I`ll be missing you” njihet nga të gjithë.