Transmetuar më 13-03-2018, 14:21

Një person ka humbur jetën në banesën e tij, ku nga hetimet paraprake dyshohet për shkak të mbidozës së drogës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës ditës së djeshme, e hënë, 12 mars, ku kufoma është gjetur nga familjarët.

Më konkretisht në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u gjet i vdekur 40-vjeçari A.S., banues në Tiranë, i dënuar.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Tiramës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Foto ilustruese