Transmetuar më 13-03-2018, 14:08

Të gjithë ata që do të dalin nga ndihma ekonomike do të marrin 55 mijë lekë të vjetra në muaj, por me një kusht.

Duke folur nga Elbasani mesditën e sotme, pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri deklaroi se kjo shumë do të jepet për këdo që është gati të trajnohet.

“Cilido që del nga ndihma ekonomike dhe është fizikisht i aftë për punë ne jemi gati që ta mbështesim që të fillojë një punë nëse ka vullnetin dhe një minimum dije për punë, ose ti japim mundësinë e një trajnimi”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se qeveria jep 55 mijë lekë të vjetra, që është mesatarja e ndihmës ekonomike për çdo kënd që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet.

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka përjashtuar padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike shumë familje, ndërkohë që Kryeministri kundërpërgjigjet duke thënë se ndihma nuk është zgjidhje, por punësimi. /a.y/noa.al