Transmetuar më 13-03-2018, 13:52

Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme, duke vënë në pranga katër persona.

Efektivët e komisariatit nr.1 bën arrestimin e Kristjan Karaxhukut, 21 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Krahas tij në operacionin e zhvilluar këtë të hënë u arrestua edhe Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

I arrestuari i katërt është Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka rezultuar se katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike kanabis sativa pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me kanabis sativa, e ndarë në porcione gati për t’u shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Petrit Ndocit, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike kanabis sativa, një patentë italiane e falsifikuar, një dokument (tesera sanitaria) dhe një kartë identiteti.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikim dokumentash”. /a.y/noa.al