Transmetuar më 13-03-2018, 13:50

Një nënë humbi pothuajse të gjitha gjymtyrët e saj pasi mjekët në një spital në Angli nuk ishin në gjendje të pranonin se ajo vuante nga një infeksion i rëndë i quajtur “sepsi”.

Magdalena Malec, 31 vjeç, humbi këmbët e saj, krahun e djathtë dhe gishtat e majtë të dorës pas kontraktimit të sëmundjes në spital. Një gabim që mund të shmangej padyshim. "Jeta ime nuk është më si më parë”, tha gruaja.

Magdalena, me origjinë nga Luton, Bedfordshire, nëna e Paulina, 9 vjeç dhe Severin, 7 zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë në dhjetor të vitit 2014. Megjithatë, disa javë pas ajo zbuloi se kishte pësuar abort. Ajo vazhdoi të vuante nga hemoragjia dhe dhimbje stomaku, por mjekët e dërguan atë në shtëpi, duke i dhënë një recetë me ilaçe kundër dhimbjeve.

Ajo u kthye në spital ditën e Krishtlindjes dhe më në fund iu tha se kishte vuajtur nga një shtatzëni ektopike (barra jashtë mitre). Kjo ndodh kur një vezë e fekonduar jashtë mitrës kërkon operacion urgjent për të hequr tubin e fallopit dhe fetusin e pajetë.

"Ky spital më lëndoi dhe unë ndoshta nuk do të besoj më në asnjë spital", thotë ajo, ndërsa Magdalena po shërohej, u prek nga ishemia e gjymtyrëve, ku më vonë u shndërrua në gangrenë.

Gruaja zbuloi më pas se e gjitha ishte shkaktuar nga një humbje e furnizimit me gjak për shkak se personeli mjekësor nuk i kishte njohur shenjat paralajmëruese të sepsës. Gruas iu desh të priste gjashtë muaj për operacion për të amputuar gjymtyrët e saj; periudhë gjatë së cilës u prek edhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin, Robertin.

"Asgjë nuk do të më kthejë atë që kisha, mbeta vetëm, më duhej të mësoja të bëja gjithçka përsëri, duke ecur, duke krehur flokët, duke ngrënë dhe duke larë dhëmbët, gjithçka ishte një sfidë e madhe për mua që nga fillimi. Jeta ime është një takim i vazhdueshëm me spitalet dhe çdo vizitë atje sjell kujtime të trishtuara për mua ", thotë Magdalena.

Sepsis është një helmim i gjakut i shkaktuar nga reagimi i trupit ndaj bakteries me një infeksion tjetër. Sistemi imunitar prodhon citokina që, duke luftuar toksinat, mund të çojnë në efekte të dëmshme, duke shkaktuar zgjerimin e enëve të gjakut dhe uljen e presionit të gjakut. Shumë shpesh, sepsia është shkaktuar nga infeksionet për shkak të llojeve të caktuara të baktereve të blera zakonisht në spital./b.l/noa.al/