Transmetuar më 13-03-2018, 13:30

Selinoja është një prej përbërësve natyral më të mirë për të humbur peshë. E pasur me ujë në masin 95%, është një produkt ushqimor lehtësisht i tretshëm, hidratues dhe me veti të shumta diuretike.

Ndër të tjera ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të parandaluan kancerin në stomak dhe në zorrën e trashë. Përmban veti antifinflamatore, ndihmon për të kontrolluar presionin e gjakut dhe mund të luftojë pagjumësinë.

Për të përgatitur çaj selinoje, keni nevojë për një degë selinoje të plotë dhe një litër ujë.

Lajeni mirë kërcellin dhe prijeni. Më tej viheni ujin të ziejë, duke shtuar në vijim edhe selinon, të cilën duhet ta lini të ziejë për 5 minuta, shkruan noa.al.

Hiqeni enën nga zjarri dhe mbulojeni, duke pritur për pesë minuta. Më tej kullojeni lëngun dhe pijeni. Mund ta ëmbëlsoni nëse dëshironi, vetëm me një lugë mjaltë.

Pini tre filxhanë në ditë për një javë dhe do të shikoni vetitë e papara si dhe humbjen e ndjeshme të peshës. /a.y/noa.al